Burimi: Yuri Kim po krijon konfliktualitet në politikën tonë, në radhë të parë jam shqiptar

Analisti Genc Burimi, në një intervistë në A Show në Syri Tv, deklaroi se ambasadorja Yuri Kim po krijon konfliktualitet në politikën shqiptare.

Burimi thekson se të gjithë ne, në radhë të parë jemi shqiptarë, e se Kim do të ikë një ditë, sikundër iku Donald Lu.

“Unë fare mirë nesër mund të krijoj një parti pro kineze. Jam në demokraci, nuk jam antiamerikan, po bëj provokim, por kam të drejtë ta them. Në Mal të Zi, ka një parti pro serbe e pro ruse, që ka fituar zgjedhjet, por shteti malazez është në NATO.

Ekonomia jonë është në gjendje të rëndë, e ne flasim jemi apo jo antiamerikan. Unë jam pro shqiptar, dua Shqipërinë në radhë të parë. Kim nesër shkon në tjetër vend, iku e u harrua Lu, do harrohet Kimi. Yuri Kim po krijon konfliktualitet në politikën shqiptare”, deklaroi Lu.