VIDEO/ Berisha: Më mirë qiri i fikur sesa qiri i fëlliqur! Goja ime nuk mbyllet para interesit kombëtar

Në “Foltoren” gjatë tubimit me demokratët në Fier, ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi se këtë lëvizje e ka kryekëput për Partinë Demokratike.

'Kemi një fjalë të urtë më mirë qiri i fikur sesa qiri i fëlliqur. Ndaj dhe ne ndalemi këtu. Çështjen time personale do e shpjegojë por kurrë nuk kam dashur të implikojë asnjë person përveç meje. Të nesërmen e kam vendosur se do e çoj në gjykatë për shpfije dhe jo për vendimin. Vendimin mbae zotëri sepse ti e di për sa kohë je në atë detyrë se kush duhet të hyjë në SHBA dhe kush jo.

Në letrën time vetëm një orë pas vendimin i shkruj, zoti sekretari ky është vendim i Xhorxh Sorrosit. Multimilardieri Sorros ka hartuar në Beograd projektin në pamje të parë të ndryshimit të kufijve, por në thelb ishte shpërbërja e Kosovës dhe e sovranitetit të saj.

Ishte dhënë para e madhe për të mbyllur gojët por goja ime nuk mbyllet para interesit kombëtar. Është shkeljet e kushtetutës së Kosovës është shkeljet e gjalkut të Kosovës dhe unë nuk do e bëja kurrë.

Galeritë e Trepçes do i jepeshin Beogradit dhe Kosova do të shpërbëhej', tha Berisha.