FIFA dënon Hungarinë, ndeshja me Shqipërinë luhet pa tifozë

Sfida Hungari – Shqipëri, e planifikuar për t’u luajtur më 9 tetor në Budapest, do të luhet pa praninë e tifozëve.

Ky është vendimi i marrë pak minuta më parë nga FIFA, e cila ka dënuar kombëtaren hungareze me dy ndeshje pa spektatorë dhe një gjobë prej 200 mijë frangash, pas incidenteve në ndeshjen kundër Anglisë, ku Sterling dhe disa lojtarë të tjerë të “Tre Luanëve” ishin pre e koreve raciste.

Kujtojmë që kuqezinjtë arritën të fitonin në Elbasan Arena ndaj hungarezëve me rezultatin minimal 1-0. Një triumf i mundshëm në transfertë do të rriste ndjeshëm kuotat për një kualifikim historik në grupet e botërorit “Katar 2022”.