Tensionet prej targave, Rama: Kosova të dialogojë me Serbinë
Ka reaguar edhe Edi Rama pas tensioneve Kosovë-Serbi në lidhje me çështjen e targave.
Me një Twitter, Rama shkruan se Kosova duhet të dialogojë me Serbinë.
Sipas tij, serbët duhet të bashkëpunojnë.
Reagimi i Edi Ramës:
Kosova e ngre problemin me plot të drejtë.
Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).
Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë.