Tërmet 3.9 ballësh, 22 km larg Tiranës

Një termet 3.9 ballësh ka lëkundur Shqipërinë e Mesme pak pas orës 16:00.

Me epiqendër 22 kilometra në verilindje të Tiranës, lëkundjet janë ndjerë në Krujë, Durrës, Elbasan, Laç dhe zona të tjera përreth.

Deri më tani nuk ka të dhëna për dëme.