Mbrojtësi rinovon kontratën me Chelsea

Andreas Christensen ka kontratë aktuale të vlefshme deri në qershor të vitit 2022.

Futbollistit fillimisht iu propozuar një kontratë me ulje page pasi nuk bënte pjesë në formacionin bazë të Thomas Tuchel.

Megjithatë, gjërat tani kanë ndryshuar dhe mbrojtësi ka bindur me paraqitjet e tij në këtë fillim të edicionit duke bërë që ‘The Blues’ t’i ofrojnë kontratë të re me rritje të pagës.

Danezi këtë edicion ka zhvilluar gjashtë ndeshjes me Chelseas në të gjitha garat, dhe ka qenë startues në pesë prej tyre.