Alexander Litvinenko/ Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut: Moska përgjegjëse për vrasjen e tij

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur: Rusia është "përgjegjëse" për vrasjen e ish -agjentit Alexander Litvinenko

 Litvinenko u helmua me polonium 210 , një izotop i rrallë radioaktiv, në 2006 në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjykata vendosi se "ekziston një supozim i fortë" se autorët e helmimit , të cilët u identifikuan nga një hetim britanik, "vepruan si agjentë të shtetit Rus".

Gjykata u shpreh gjithashtu se Moska nuk dha një "shpjegim alternativ", "të kënaqshëm dhe bindës", "as nuk hodhi poshtë përfundimet e hetimit publik britanik".

Litvinenko, 43 vjeç, një kritik i hapur i Presidentit rus Vladimir Putin i cili u largua nga Rusia për në Britani, vdiq pasi u helmua teka piu një çaj jeshil të veshur me izotopin radioaktiv të rrallë dhe shumë të fuqishëm në Hotel Millennium të Londrës.