Nishani: Ja çfarë synon platforma e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës

Ish-presidenti Bujar Nishani shprehet se platforma e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës synon që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të klasit të dytë.

“Edi Rama & Lulzim Basha synojnë e punojnë që shqiptarët të konsiderohen e trajtohen si qytetarë të Klasit të II-të!

Sipas PLATFORMES së tyre;

Për shqiptarët mjafton kjo ekonomi mizerabël,

Për shqiptarët nuk ka nevojë për shtet serioz dhe institucione normale,

Për shqiptarët nuk ka nevojë për rregulla e kode demokratike,

Për shqiptarët nuk janë të rëndësishme liria, të drejtat themelore, dinjiteti,

Për shqiptarët nuk janë të nevojshme standartet që gëzojnë popujt & shoqëritë e tjera evropiane.

Mjafton që Rama & Basha të vegjetojnë mbi mjerimin dhe talljen ndaj shqiptarëve.

Shqiptarët të mos lejojnë kurrë që ti konsiderojnë e trajtojnë si qytetarë të Klasit të II-të!

Kurrë, me çdo çmim që të nevojitet!” shkruan Nishani.