Ka vendosur mos të plaket kurrë, Monica Bellucci ‘pushton’ rrugët e Athinës

Ajo e filloi karrierën e saj në vitet 1970 si modele, duke punuar për markat si “Dior” dhe “Dolce & Gabbana”.

Sot aktorja numëron 56 vite jete të cilat di t’i menaxhoj mjaft mirë.

Monica Bellucci është fotografuar së fundmi në Greqi, Athinë.

Monica do të shihet në filmin “The Befana Comes At Night 2: The Origins”, ku ajo luan Dolores.


Prodhuar nga Lucky Red dhe Rai Cinema në bashkëpunim me Sky.

Aty do të luajnë gjithashtu Zoe Massenti, Alessandro Haber, Herbert Ballerina, Corrado Guzzanti dhe Fabio De Luigi.

Monica ka qenë në një lidhje me Nicolas Lefebvre, 36 vjeç, që nga maji 2017, katër vjet pas ndarjes së saj nga ish-burri Vincent Cassel.

Aktorja së pari konfirmoi se po shihte dikë në një intervistë me Paris Match nëntorin e kaluar, por qëndroi e heshtur në lidhje me identitetin e partnerit të saj.

 

Duke pranuar se ata ishin takuar prej kohësh dhe gjërat po shkonin mirë, ajo tha për Nicolas: ‘Djali me të cilin ndaj jetën time nuk ka të njëjtën punë si unë, por ai udhëton shumë. Ritmi i tij i jetës plotëson timen. ‘

E pyetur nëse do të merrte parasysh të martohej përsëri, ajo tregoi.
“Kur të jesh martuar dy herë më parë, duhet të kesh kohë për të menduar për këtë ,para se të fillosh nga e para, për të kuptuar pse ndodhi dhe pse u divorceve. Le të themi se jam në një fazë mësimi për momentin” .