Kam kaluar në një dimension tjetër! Joshua tmerron kundërshtarin

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë (ËBA, ËBO, IBF) do të duelojë ditën e shtunë në stadiumin e Tottenham (Londër) ndaj ukrainasit Oleksandr Osyk. Një përballje e vështirë dhe delikate për Joshua, që në prag të kësaj sfide pranon se ka zhvilluar një afzë përgatitore të fortë për të mposhtur Usyk, i pamposhtur.

“E kam vendosur veten në një provë të vështirë, duke shkuar në limitet e mia për t’u përgatitur sa më mirë ndaj Usyk. Kur jam vulnerabël jam në gjendje të improvizoj dhe tejkaloj limitet”, u shpreh Joshua, 24 fitore dhe 1 humbje në karrierën e tij.

“Më duhet të pranoj se në stërvitje nuk jap gjithnjë më të mirën. Edhe kur dueloj në ring gjatë stërvitjes me të tjerë dhe kjo më bën të dyshoj për veten time. Këtë herë jam praktikuar shumë dhe jam i kënaqur me përgatitjen që kam bërë. Nuk e kam problem të rezistoj 10, 11 apo 12 raunde. Rëndësi ka fitorja”, tha Anthony Joshua.