Zbulohet arsyeja e vërtetë përse Pochettinoi zëvendësoj Messin

Zëvendësuesimi i Leo Messit vazhdon të sjellë polemika. Ylli argjentinas nuk e mori mirë ndryshimin e tij kundër Olympique de Lyon dhe tregoi sikletin e tij duke mohuar përshëndetjen ndaj Mauricio Pochettino.

Siç ka zbuluar beIN Sports, arsyeja e vërtetë që solli zevëndësimin e Messit ishte se lojtari mund të kishte ndjerë një sëmundje në gjurin e tij të majtë.

Në një nga momentet e lojës, Leo vuri dorën në gju, megjithëse gjesti nuk dukej të merrte seriozitet. Nëse është kështu, teoria pajtohet me fjalët e Pochettinos pas takimit.

"Ne morëm vendimin për të larguar Leo Messin për shkak të një dëmtimi të mundshëm në të ardhmen. Lojëra të rëndësishme po vijnë dhe ne duhet ta mbrojmë atë. Ato janë vendime që ne i marrim për ekipin. "tha Pochettino.