Uzuni përkrah legjendës së futbollit, Europa mahnitet nga futbollisti kuqezi

Myrto Uzuni ka shkëlqyer në Kupë me Ferencvarosh.

Sulmuesi shqiptar ishte protagonisti kryesor në përballjen ndaj Hatvan, duke shënuar plot 6 gola në një ndeshje.

Florian Alberti, topi i artë i vetëm hungarez ishte i fundit që ka shënuar për herë të fundit 6 gola në një ndeshje. Nga Uzuni duket se janë mahnitur të gjithë dhe ajo që bie në sy është faqja e Europa Ligës.

“Motivimi i ditës së hënë”, kështu e komenton faqja zyrtare e UEFA Europa Ligës foton e Myrto Uzunit pas shënimit të 6 golave me Ferencvaroshin .