Koeman drejt shkarkimit, ja kush do e zëvendësoj holandezin

Barazimi i fundit ndaj Granada në ‘Camp Nou’ ka vendosur Laportën dhe drejtuesit e Barcelonës në një situatë të ndërlikuar.

Shkarkimi i holandezit,Ronald Koeman , po merret në konsideratë nga bordi drejtues , duke parë zhgënjimet e njëpasnjëshme te katalanasve .

Sipas lajmeve të fundit , një listë më trajnerët e mundshëm është gati.

Tre emrat të njohur janë përzgjedhur nga Laporta për të drejtuar klubin spanjoll.

Conte, Pirlo dhe Xavi janë emrat më të përfolur , por kësaj liste i shtohet dhe Philip Cocu.

Ndërkohë që i preferuari i Laporta është Andrea Pirlo i cili ka drejtuar Juventusin vitin e kaluar.