EMRI/ Digjen dy automjete në Selenicë, ja kujt i përkasin

Janë djegur gjatë natës dy makina në fshatin Vllahinë në Selenicë.

Mesohet se dy automjetet, janë në pronësi të shtetasit Tomor Karçani, banues në këtë fshat.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 21.09.2021, rreth orës 03:17,

në fshatin Vllahinë, Selenicë, ka rënë zjarr dhe janë djegur dy automjete, të dyja në pronësi të shtetasit T. K, banues në fshatin Vllahinë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.