Parashikimi i motit të martën dhe të mërkurën, 21 - 22 shtator 2021

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të freskëta kontinentale të cilat po ndikojnë edhe vendin tonë duke sjellë stabilitet të motit.

E martë, 21 shtator 2021

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore ku nuk përjashtohet reshje shiu lokale. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.   

Temperaturat:

Zona malore     13/25°C
Zona e ulët         14/32°C
Zona bregdetare  18/29 °C

Kosova, e martë, 21 shtator 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me rreshje shiu lokale . Era do të jetë me drejtim Lindje 10 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 11°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 23°C .

E mërkurë, 22 shtator 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje lokale në zonat linore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.   

Temperaturat:

Zona malore     11/24°C
Zona e ulët         14/28°C
Zona bregdetare  18/28 °C/ Sipas RTSH