Strazimiri: ‘Anti-amerikanizëm’ është t'u thuash shqiptarëve që ‘jam nën diktatin e Amerikës’

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, i ftuar në Çim Peka Live, foli për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nga ana e Bashës.

Strazimiri thekson se antiamerikanizëm është t’ju thuash shqiptarëve, që “jam nën diktatin e Amerikës”.

“Nëse bëhet fjalë për antiamerikanizëm, antiamerikanizëm më të dëmshëm në këtë vend se t’iu mbushësh mendjen njerëzve se na shtrëngon Amerika, gjest më antiamerikan, historikisht e që do mbetet në memorie, nuk ka.

Personi që thotë këtë, është vetëdeklaruar personi më antiamerikan në këtë vend”, deklaroi Strazimiri.