Alfred Rrushaj kundër Bashës: 1500 delegatë e mbledhin Kuvendin

Nënkryetari i PD, Alfred Rushaj ka folur lidhur me vendimin e krydemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Në emisionin “Opinion”, Rushaj është shprehur se Berisha është në të drejtën e tij për të bërë gjithçka brenda statutit të PD për të kërkuar anulimin e vendimit të Bashës.

Ndryshe nga Basha, Rushaj tha se 1500 delegatë mund të thërrasin Kuvendin Kombëtar.

"Asnjë Kuvend i PD, i zakonshëm apo i jashtëzakonshëm nuk duhet dhe nuk do të etiketohet anti- amerikan. 1500 delegatë e mbledhin Kuvendin dhe ne jemi të detyruar t'i bindemi," tha ai.

Kujtojmë se sot Basha tha se thirrja e Kuvendit do ishte një akt anti-amerikan.