Basha i quan bazën e PD anti-amerikane/ Koka: E meriton një vizë

Lajmi që kryetari i PD, Lulzim Basha, e ka cilësuar bazën e partisë së tij si anti-amerikane ka shkaktuar mjaft zemërim në median sociale.

Reagimet janë të shumta. Gazetari Bledian Koka shkruan se Basha meriton një vizë nga demokratët për të gjithë gjërat që i ka bërë PD-së.

“I vetmi pro-amerikan në PD është Luli?

Kryetari i PD-së ka vendosur të mbajë lart flamurin e pro-amerikanizmit ashtu siç di ai. Edhe pse i është mohuar viza amerikane prej 3.5 vitesh, Basha e cilësoi normën statutore që lejon shprehjen e anëtarësisë së PD si anti-amerikane.

Pra çdo demokrat që kërkon një PD institucionale është anti-amerikan. Po, po, edhe ti demokrat qëndrestar që po më lexon je anti-amerikan. Edhe pse ti nuk e di, këtë vendosi Basha sot. Ti je pro-amerikan vetëm po pranove në heshtje Bashën pa vizë amerikane.

p.s... e pavarësisht kësaj Basha e meriton një vizë për të gjithë ato që ka bërë për PD-në, ajo është viza e demokratëve që ai të jetë i lirë njëherë e mirë në "pro-amerikanizmin" e tij fals!” shkruan Koka.