VIDEO- SYRI TV/ QSUT nuk ka kimioterapi për fëmijët me leuçemi

Ministria e Shëndetësisë ka lënë pa furnizuar me preparatet e nevojshme te kimioterapisë shërbimin onkologjik në pediatrinë e QSUT. Për pasojë, prindërit e fëmijëve që vuajnë nga leuçemia janë të detyruar të gjejnë rrugë alternative për trajtimin e tyre, me shpenzime që shkojnë deri në 200 mijë lekë në muaj

Fëmijët me leuçemi nuk kryejnë kimioterapinë, pasi në QSUT mungojnë preparatet e nevojshme.

Syri TV  ka konfirmuar shqetësimin e prindërve, të cilët, jashtë kamerave thonë se prej 6–muajsh tashmë janë të detyruar të gjejnë rrugë alternative, duke paguar deri në 200 mijë lekë në muaj për trajtimin e fëmijëve të tyre.

Në një intervistë për Syri TV, shefja e shërbimit Onko-hematologjisë pediatrik Anila Godo  është shprehur se çështja e mosfurnizimit me preparate të këtij reparti, vijon të mbetet shqetësuese.

Përveç kimioterapisë, shërbimit onkologjik i mungojnë edhe dy medikamente të tjera, të cilët porositën nga shteti në sasi të limituara, për shkak të kostos së madhe që kanë.

Sipas shefes së shërbimit, fatmirësisht rastet me leucemi në 10-vjeçarin e fundit nuk vjen më në rritje, duke qënruar në  shifra konstante.