FOTOT/ Demokratët 'shpërthejnë' kundër Bashës, zyra e tij fshin komentet

Lulzim Basha, kryetari pa parti dhe pa struktura që drejton Partinë Demokratike, nëpërmjet faqes zyrtare, ka tentuar të justifikohet për qëndrimet e mbajtura sot në Kryesinë e Grupit Parlamentar.

Pas debateve të forta me Flamur Nokën ai ka deklaruar se shumica e bazës është me Berishën dhe 'unë s’do lejoj në PD anti-amerikanë', duke etiketuar qartë trupën elektorale, militantët e Partisë Demokratike si anti-amerikanë, pasi shumica e tyre mbështeste Berishën.

Në fakt për të sqaruar këtë skandal, Basha ka tentuar rreth një orë më parë, rreth orës 18:00 të bëjë një postim në faqen zyrtare të partisë Demokratike, por ajo që ka rënë në sy është fakti që janë me qindra e qindra komente kundër Lulzim Bashës.

Sharje, fyerje, akuza për bashkëpunimin e tij më Edi Ramën, kundër përjashtimit të Sali Berishës, fakti që është përdorur nga Soros, korrupsionin e tij politik e të gjitha këto me radhë, raporton CNA.

Por ajo që ndodh është fakti se sapo qytetarët shkruajnë diçka kundër Bashës, zyra e tij fillon dhe fshin komentet e militantëve të cilët janë mjaft të ashpër me kryetarin e PD-së. Ky i fundit prej shumë kohësh është strukur në zyrën e tij, mbledh vetëm segmente të vogla të strukturës së partisë, përpiqet të shmangë debatin dhe për më tepër ka frikë të dalë në bazë.

Pra është i vetmi kryetar partie ndoshta në botë, që ka frikë të vejë të takojë anëtarët e partisë së tij të cilët pak muaj më parë e kanë zgjedhur me një proces votimi një anëtarë një votë me një proces, të manipuluar pa asnjë diskutim, por të cilët për Lulin sot janë anti-amerikanë, ndërasa ky i fundit është anëtari i një partie anti-amerikane dhe vetë është pro-amerikan.

Komentet e qytetarëve i keni më poshtë me foto dhe ato flasin vetë, se kush është qëndrimi i militantëve të Partisë Demokratike ndaj Lulzim Bashës në krye të PD-së.