Sherri në Bashkinë e Vlorës, zbulohen detaje të reja nga përplasja

Sipas burimeve për SYRI TV dhe Syri.net, mes palëve ka patur edhe fërkime fizike gjatë debatit në mbledhjen e zhvilluar në Bashkinë e Vlorës.

Nga ana e tij drejtuesi i ujësjellësit Shkëlqim Leskaj, është shprehur në mbjedhje se ska patur asnjë shkelje me fondet publike apo abuzim me vulën e ndërmjarrjes.

Gjithashtu ai ka ftuar kryetarin e Vlorës si dhe bashkinë e institucionit që nëse vërtet ka shkelje atëherë ti drejtohet gjykatës dhe prokurorisë së Vlorës që ta ketë kjo e fundit në dorë vendimin.

Debati në thelb është ndërmjetë partisë socialistë dhe bashkisë së Vlorës, debat i hershëm Rama dhe Leli.

Ujësjellës kanalizimet pretendon gjithashtu se duhet ngritur asambleja e bashkisë së Vlorë e cila nëse konstaton shkelje të vendosë shkarkimin, sipas Leskajt nuk mund të vendosë vetë kryetari i bashkisë me autonominë e tij shkarkimin e drejtuesit të një ndërmarrje Sh.A pa marr miratimin e vetë asamblesë.

Debati mesa duket do të vijojë edhe ditët në vijim pasi ende nuk ka asnjë konsensus.