VIDEO/ Suedia heq masat, Dushi: Jeta do i kthehet normalitetit! Mosha nën 16 vjeç nuk duhet të vaksinohen

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, gazetari Ervin Dushi ka hedhur dritë në lidhje me vendimin e Suedisë për të hequr të gjitha masat anti-covid.

Dushi: Që në fillimet e Covid-19, Suedia nuk ka bërë ndonjë izolim shumë të madh. Qyteti është i qetë por masat shtrënguese kanë qënë mbyllja e diskove, tavolinat deri në tetë persona. Ose eventet sportive kanë qënë të ndaluara. Duke filluar nga fundjava e ardhshme do hapen të gjitha dhe do lejohen aktivitet sportive. Jeta do i kthehet normalitetit. Maskat nuk janë të detyrueshme dhe nuk janë përdorur. Përdoren vetëm në spitale dhe qëndra shëndetësore.

Gjatë fundjavës ka pasur 1009 raste të reja dhe 22 viktima. Kjo nuk përbën një shqetësim. Por vaksinimi ka ecur me ritme të shpejta. 74.1 % e popullsisë janë vaksinuar me dozën e dytë anti-Covid.

Shumica janë vaksinuar me Pfizer por edhe me AstraZeneca. Por moshat e vogla, nën 16 vjeç, nuk duhet të vaksinohen. Statistikat e prekjes së fëmijëve janë të papërfillshme.