VIDEO/ Studenti heq dorë nga studimet prej vaksinës: Masat janë politike, po bëhet dëm psikologjik

Studenti Shyqyri Myrtollari, që shprehet se do të heqë dorë nga studimet për shkak se refuzon të vaksinohet, dha një intervistë në “Edicionin e Pasdites” me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv.

Myrtollari thekson se masat që janë ndërmarrë nga qeveria janë politike dhe se studentëve po iu bëhet dëm psikologjik.

“Jam student në Universitetin Aleksandër Moisiu. Jam në master dhe kam edhe një semestër dhe mund të mendojë realisht pezullimin e studimeve. Vaksina është akoma në fazën e testimit. Deklarata e ministres ishte një gjuhë dhunë psikologjike ndaj të gjithë studentëve, pedagogëve dhe punëdhënësve të administratës, ka arrogancë të qeverisë, e cila nuk vuri asnjë masë në verë dhe kishte mitingje, ndërsa auditoret ishin mbyllur, e andaj nuk ka logjikë shkencore, por këto janë vetëm masa politike.

Po iu bëhet dëm psikologjik studentëve. Masat janë politike. Janë shumë persona që janë kundër vaksinimit me detyrim, pritet që në ditët në vazhdim të përshkallëzohet reagimi. Kjo qeveri është arrogante në gjuhë dhe kjo do e shtojë dozën e irritimit”, deklaroi Myrtollari.