Basha ka frikë nga demokratët: Nuk e mbledh Kuvendin

Pasi lajmi mori dhenë se kryetari i PD-së Lulzim Basha e kishte etiketuar bazën e partisë si anti-amerikane, zyra e tij doli me një njoftim që e shtonte akoma më shumë fyerjen mbi demokratët.

Në postimin e shkurtër thuhej se Basha nuk e ka ofenduar bazën demokrate, por në një lojë fjalësh prapë hidhej ideja se Basha nuk do lejojë mbledhjen e forumeve të larta.

Paradoksi qëndron në faktin se Basha e pranon se baza e partisë është në krah të ish- kryeministrit Sali Berisha. Por ai indirekt lë të kuptohet se i ka frikë demokratët.

Prandaj jo vetëm nuk e mbledh Kuvendin kombëtar, por as nuk guxon të dalë nga zyra e tij.

Disa herë drejtuesit e degëve dhe deputetët i kanë kërkuar që të zbresë në bazë dhe minimalisht të sqarojë vendimin e tij dhe ai ka refuzuar.

Nuk e bën këtë në emër të amerikanizmit që ka zbuluar dhe që po e bën më qesharak edhe se Spartak Ngjela. Por e di se i ka demokratët kundër.

Ajo fije që e mbante atë të lidhur me bazën e demokratëve ishte Sali Berisha.

Ajo fije tani është këputur dhe mbreti ka dalë lakuriq. Prandaj shpik teza me shpresën se do e mbajë gjallë politikisht vula që mban në zyrë. Sepse asgje tjetër nuk i ka mbetur veç saj dhe Gaz Bardhit.