Manjani: Ç'ilaç të skaduar paska pasur PD në krye gjithë këto vite

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me ironi pas deklaratës së Lulzim Bashës se ‘baza e PD është anti-amerikane’.

‘Po mirë more çuni i beut, çdo që rri në krye të një partie baza e të cilës qenka anti-amerikane?!

Meqë e mban veten për amerikan (megjithse ende pa vizë), ik nga ajo parti e shih e bëji hizmet vetes me ndonjë punë a parti tjetër’, shkruan Manjani në Facebook.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Po mirë more çuni i beut, çdo që rri në krye të një partie baza e të cilës qenka anti-amerikane?!

Meqë e mban veten për amerikan (megjithse ende pa vizë), ik nga ajo parti e shih e bëji hyzmet vetes me ndonjë punë a parti tjetër.

Çdo me thënë kjo 'nuk lejoj të mblidhet Kuvendi, se baza është anti-amerikane'?!

O zot, ç’ilaç të skaduar paska patur në krye PD gjithë këto vite?!

E ne prisnim rotacionin!!!

Prisnim demokracinë!!!

Prisnim ndryshimin!!!