VIDEO/ Dasho: Studimi nuk ka lidhje me rekomandimin për vaksinimin e fëmjëve mbi 12 vjeç

I ftuar në Edicionin e Pasdites me moderatoren Armela Ferko në SYRI TV, ekspert i shëndetit publik Erion Dasho ka folur mbi fazën e tretë të studimit ndaj imunitetit të shqiptarëve ndaj COVID-19 dhe vaksinimi me detyrim.

Eksperi Dasho ka theksuar se të kryesh studimin e streo-prevalencës dhe të dalësh me rekomandim për vaksinimin e fëmjëve mbi 12 vjeç, këto nuk kanë lidhje me njëra tjetrën dhe nuk e di si janë lidhur bashkë. 

Dasho: Nuk është praktikë e mirë të gjykojmë një studim të bazuar në ato pak materiale të ardhura nga media. Në raportin për mediat, autorët e studimit mund të prezantojnë një sasi apo të dhëna të caktuara nga studimi i tyre. Bazuar në informacionin e marë në media, ajo që më bën përshtypje është se studimi është bazuar në poliklinika dhe ambulanca, duke pasur ‘bajas’, mundësinë e gabimit në shkencën e epidemiolologjisë, sepse dihet se nëse e merr kampionin në mjedise që ofrohet kujdes shëndetësor, do ketë më shumë gjasa të marësh kampion të sëmurë sesa të shëndoshë, nuk merr dot kampionin përfaqësues të popullatës.

Ky është komenti i parë dhe komenti i dytë ka të bëjë me rekomandimet e studimit që nuk kanë lidhje me atë që studimi ka pasur si objekt. Pasi analizohet stero-prevalenca në Shqipëri dilet me rekomandimet për të nxitur vaksinimin.

Ne si mjek jemi të gjithë pro vaksinimit, por të kryesh një studim stero-prevalence dhe të dalësh me rekomandim për vaksinimin e fëmjëve mbi 12 vjeç, këto nuk kanë lidhje me njëra tjetrën dhe nuk e di si janë lidhur bashkë.