Leli e shkarkon, drejtori nuk liron zyrën/ Konflikt i madh në Bashkinë e Vlorës

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur ditën e sotme gjatë një mbledhje mes zyrtarëve të bashkisë Vlorë dhe atyre të ujësjellësit.

Mësohet se ka pasur një konflikt gjatë mbledhjes së drejtuesve të bashkisë dhe Ujësjellësit. Me kërkesë të kryetarit të Bashkisë ishte thirrur mbledhje me këta të fundit.

Pas mbledhjes situata ka agravuar, kur ish-kreu i Ujësjellësit, Shkëlqim Leskaj i cili ka dhënë dorëheqjen disa javë më parë nuk ka pranuar të lirojë zyrën. Sipas burimeve Leskaj nuk ka pranuar të iki nga detyra.

Përfundojnë në Policinë e Vlorës ish Drejtori i Ujësjellësit të Vlorës Shkëlqim Leskaj, i cili ka dorëzuar dorëheqjen në datën 6 gusht, dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë.

Në komisariatin e Vlorës ka shkuar edhe kryebashkiaku, për të sqaruar situatën.

Burime nga policia, Leli ka ngritur akuzë për Shkëlqim Leskaj për vjedhje të librave të protokollit, vulës së institucionit.