Denoncimi: Djali i kryetarit të PS bashkë me bandën e tij plagosin me armë 2 persona në mes të rrugës

Një denoncim i rëndë ka ardhur në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku sipas denoncuesit, djali i kryetarit të PS dhe njëkohësisht punonjës i IKMT Bashkia Vorë Z.Ismail Cena, bashkë me një person tjetër i quajtur Luan Lama i denuar më parë për grabitje dhe mashtrim na kanë ndërprerë rrugën duke qëlluar me arme duke plagosur dy persona.

‘Policia e shtetit ka informacion te plote per keto dy persona por asgje nuk eshte thene ne media per personat ne fjale’, thuhet në denoncimin e ardhur në Facebook.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

E rremben banda dhe e keqtrajton!

Narkopolicia eshte me banden!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje Zoti Berisha, fillimisht dua t'uroj shendet dhe lumturi ne familje. Une qe po ju shkruaj jam nje qytetar i shqetesuar dhe demtuar diten e enjte rreth ores 23:30 ne qafe kashar rruges rinasit disa persona midis tyre nje punonjes i gardes se republikes Z.Adriatik Cena djali i Kryetarit te PS dhe njekohesisht punonjes i Ikmt Bashkia Vore Z.Ismail Cena bashke me nje person tjeter i quajtur Luan Lama i denuar me pare per grabitje dhe mashtrim na kane nderprere rrugen duke qelluar me arme duke plagosur dy shoket e mi ku aktualisht njeri ndodhet ne spitalin ushtarak ne gjendje jo te mire. Policia e shtetit ka informacion te plote per keto dy persona por asgje nuk eshte thene ne media per personat ne fjale. E kam fjalen per forcat renea qe rrethuan zonen naten e enjte sepse policia e Vores nuk futet dot pershkak te postoblloqeve private qe personat ne fjale ngrene ne hyrje te fshatit duke ushtruar presione dhe dhune psikologjike e fizike ndaj personave qe hyjne ne fshat. Ju lutem postojeni sepse asnje person tjeter nuk e ngre kete shqetesim tonin pasi policia dhe krimi jane bere nje e pandare.