Polonia nis grumbullimin, mungesa të rëndësishme kundër Shqipërisë

Polonia ka nisur grumbullimin lojtarëve  të kombëtares për ndeshjet e radhës.

Paolo Souza, ka publikuar listën e lojtarëve që do luajnë në 2 sfidat e muajit tetor, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Bëhet fjalë për duelet ndaj San Marinos (9 tetor) dhe atë ndaj Shqipërisë (12 tetor).

 Bie në sy mungesa e Milik, që është i dëmtuar, ndërkohë që sulmi është i përbërë nga Levandovski, Piontek, Sviderski dhe Buksa. Ish-sulmuesi i Milanit, Piontek, nuk ishte pjesë e grumbullimit të muajit shtator. 26-vjeçari vjen pas një periudhe dëmtimi, teksa ndeshja e fundit që ai ka luajtur ka qenë më 12 maj të këtij viti.