VIDEO/ Reciprociteti për targat, Abrashi: Serbia të njohë Kosovën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në një intervistë në Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko, foli për reciprocitetin e targave, që Kosova ka vendosur në raport me Serbinë.

Abrashi thekson se ndërhyrja e Serbisë në punët e Kosovës është e papranueshme, duke shtuar se shteti serb duhet të njohë realitetin, Kosovën e pavarur.

“Serbia nuk lejon që të ketë targa të Kosovës, kur automjetet kalojnë në shtetin serb. VV ka premtuar reciprocitet. Vendimi po implementohet në pikat kufitare. Ndërhyrja e shtetit serb është e papranueshme. Ne jemi absolutisht për reciprocitet. Shteti ynë reskepton subjektivitetin. Serbia duhet që të njohë realitetin, ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe Kosovën si shtet, sepse kështu ka paqe në rajon.

Vendosja e reciprocitetit është diskutuar në të gjitha takimet e Kurtit me qeverinë në Prishtinë. Ne do të bëjmë, ashtu siç bëjnë ata, gjithçka do jetë me reciprocitet. Ne BE e shohim si partner të rëndësishëm, por trysnia nuk duhet të jetë mbi Kosovën, por mbi palën që ka vendosur barriera. Serbia të njohë Kosovën. Nuk pranojmë marrëveshje, që cenon shtetësinë tonë. Në lidhje me Open Balkan, ne e kemi bërë të qartë se është kundër interesit të Kosovës”, deklaroi Abrashi.