Paga pas përfundimit të mandatit/ Ish-deputeti: Të marr diçka pa bërë asgjë është burim turpi

Ish deputeti i opozitës parlamentare që zëvendësoi deputetët e PD dhe LSI pasi dogjën mandatet, Erion Piciri ka dërguar një letër drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, në të cilën i shpreh se nuk dëshironte të merrte rrogën prej 50% deri në 3 vite pasi kishte mabruar mandatin.

Kujtojmë se deputetët e Kuvendit, pasi mbarojnë mandatin e tyre, marrin 50% të rrogës deri në 3 vite, sipas ligjeve ekzistuese. Ndërsa Piciri, është shprehur se nuk mund t’a pranonte diçka të tillë sepse nuk po bënte gjë për t’i merituar.

“Të marrësh diçka që nuk të takon, është burim turpi”– shkruan ndër të tjera ish-deputeti në letrën që i ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.

“Mbyllja e një kapitulli, hapja e një të riu. Sot përmbylla marrëdhëniet me Kuvendin e Shqipërisë, me heqjen dorë nga përfitimet financiare prej 25 milion lekësh të vjetra, që ligji ua jep si shpërblim ish-deputetëve për një periudhë deri 3 vjeçare.

I gjithë aktiviteti im pranë këtij institucioni ishte dhe mbeti vullnetar, duke i lënë buxhetit të shtetit mbi 100 milion lekë të vjetra për ndihmat e tërmetit, biznesit dhe pandemisë. Nga sot më i lirë, filloj të mendoj për rikthimin në botën universitare dhe angazhimeve të tjera në hapësirën publike”, shkruan ndër të tjera