Shuhet familja Gjoka, pas nënës dhe 2 vajzave, humb jetën dhe djali

Thellohet edhe më shumë tragjedia për familjen Gjoka nga fshati Gajush i Lezhës. Pa nënës dhe dy motrave, ndërron jetë edhe djali i familjes, 12 vjeçari, Enriko Gjoka.

Katër anëtarët e familjes Gjoka kanë humbur jetën, si pasojë e shpërthimit të ndodhur në Velipojë disa muaj më parë.

Nëna dhe tre fëmijët morën plagë të rënda nga shpërthimi dhe u dërguan për mjekim të specializuar, por fatkeqësisht nuk kanë mundur të mbijetojnë.

I mbijetuari i vetëm i kësaj tragjedie është kryefamiljari, Arben Gjoka i cili nuk ka qenë aty në momentin e shpërthimit.

Nga tragjedia e 4 korrikut në Velipojë, humbën jetën nëna Alketa, dy dy vajzat, Daniela dhe Klarisa, 19 dhe 15 vjeç dhe sot djali Enriko 12 vjeç.