Familja e famshme sjell 'The Ferragnez'!

Chiara Ferragni dhe familja e saj janë më të komentuarit në Itali dhe jo vetëm.

Blogerja e njohur italiane publikon thujase gjithçka nga jetaesaj e përditshme duke mbledhur kështu 24 milion ndjekës.

Por, nëse mendoni se se aty i keni parë të gjitha pjesët e jetës së saj familjare apo personale, e keni me të vërtetë gabim.

E gjithë bota në Dhjetor të vitit 2021 do të shohë serialin "The Ferragnez"! 

Vetë sipërmarrësja e famshme italiane konfirmoi lajmin përmes një postimi në Instagram, ku tha se në dhjetor të këtij viti do të lançohet seriali me 8 episode që tregon momente të papublikuara më parë nga jeta e tyre brenda familjes dhe jo vetëm.

Chiara do të jetë protagonistja kryesore e programit e cila do të shfaqet në ‘Amazon Prime Video’, reperi Fedez dhe qershitë mbi tortë Leo dhe Vittoria.

Çfarë dihet deri tani është se pjesë e serialit do të jenë momente që publiku s'i ka parë më parë, që nga takimi i çiftit e deri tek periudhat e veçanta të jetës tyre bashkë.