'Një foto me kunatën e preferuar'/ Ja ç’përgjigje i dha ndjekëses Fiori Dardha

Fiori Dardha ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj.

Përgjigjet e pyetjeve që do t’i bënin, do t’i jepte me anë të një fotografie.

Ajo e ka kurorëzuar historinë e saj të dhashurisë në martesë më partnerin Donard, gjatë 5-vjetorit të lindjes.

Mes fotove të shumta, Dardha vendosi të publikonte edhe foton e preferuar që ka krah partnerit të saj.

Në fotografinë e realizuar shumë vite më parë, Fiori shfaqet e veshur me një kanotiere të kuqe, ndërkohë që është mbështetur në kraharorin e Donardit.

Më pas, një tjetër i kërkoi moderatores që të ndante me të gjithë një foto me kunatën e preferuar.

Më herët, Fiori ka treguar se ka tetë kunata me të cilat ka marrëdhënie shumë të mira.

Mirëpo, përsa i përket pyetjes, Fiori tha: “Hë, hë, hëëëë… nuk e ha këtë provokim! Të gjitha njësoj i dua!”.