Meta takon gazetaren Kepi: Virusi i babëzisë po shkatërron Tiranën

Kreu i shtetit, Ilir Meta, postoi një mesazh nga takimi me gazetaren dhe publicisten Alba Kepi. Meta shkruan se ai ka marrë si dhuratë studimin e saj me titull 'Dasma tiranase'. Sipas Metës, Tirana po shkatërrohet nga virusi i babëzisë.

"Një takim miqësor me gazetaren, publicisten dhe historianen, Alba Kepi.

Më dhuroi studimin e saj etnografik “Dasma tiranase”, një vepër e arrirë, që ja vlen të lexohet.

Përpjekjet e tiranasve autoktonë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së pasur kulturore të kësaj treve meritojnë të mbështeten, veçanërisht kur “virusi” i babëzisë ka shkatërruar dhe po vë në rrezik shumë vlera të rralla materiale dhe shpirtërore të Tiranës", shkruan Meta.