Zgjedhjet në Gjermani/ Për kë do të votojnë refugjatët sirianë që hynë në vend falë Merkelit?

Numri i sirianëve që kanë marrë nënshtetësinë gjermane në vitin 2020 ka arritur në 6700 sipas statistikave zyrtare.

Numri i përgjithshëm i refugjatëve sirian në Gjermani vlerësohet të jetë rreth 700.000 por marrja e shtetësisë kërkon kohë dhe përpjeke.

Një sondazh i vitit 2020 nga Këshilli i Ekspertëve për Integrimin dhe Migracionin (SVR) arriti në përfundimin se vetëm 65% e të huajve që kanë marrë nënshtetësinë gjermane votuan në vitin 2017, krahasuar me 86% të gjermanëve.

Historikisht, emigrantët nga Evropa Jugore dhe Turqia që shkuan në Gjermani për të punuar e konsideruan SPD -në partinë që përfaqësonte më së miri interesat e tyre, sipas hulumtimit të institutit kërkimor DIW. 

Kështu sirianët kishin më shumë gjasa të mbështesnin Demokristianët e Merkelit (CDU) , të cilët i mbështetën kur mbërritën në vend.

"Por me largimin e Merkel nga politika pas 16 vjetësh, shumë sirianë po ndryshojnë mendje," vëren DIW. 

"Sirianët duhet të jenë më të zgjuar.  Ajo që bëri Merkel ishte e drejtë, por çfarë do të bëjë pasardhësi i saj ?" ,pyet Abdulaziz Ramadan , kreu i një organizate të integrimit të emigracionit në Leipzig i cili u bë shtetas gjerman në vitin 2019.

Një sondazh jozyrtar nga një grup refugjatësh sirianë në Facebook tregoi se shumica tani  preferojnë SPD -në , me të Gjelbrit në vijim. 

Përgjigja e tretë më e popullarizuar ishte :"Nuk më intereson". 

Mahmoud al Koutaifan , një mjek i cili jeton në Freiburg, është ndër pak sirianëve që votoi në zgjedhjet e 2017.

 "Për arsye sentimentale votova partinë e zonjës Merkel për shkak se ata mbështeten emigrantët ' shpjegon ai. 

Edhe pse nuk është penduar për vendimin e tij, tani ai, si shumë gjermanë të tjerë, po mendon për epokën post-Merkel dhe nuk është i sigurt se cilën parti do të zgjedhë këtë herë. 

"Data e zgjedhjeve po afron, por sinqerisht nuk kam vendosur ende, " tha ai.

Vendimi i kancelares gjermane Angela Merkel për  të hapur kufijtë e vendit për qindra mijëra refugjatë sirianë në vitin 2015 ishte një nga çështjet kryesore në fushatën për zgjedhjet e mëparshme federale në 2017.