Kamioni përplas për vdekje kalimtaren në rrugën Tiranë-Vorë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën dytësore Tiranë-Vorë. Një këmbësore u përplas për vdekje nga një kamion i drejtuar nga një shtetas maqedonas.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.09.2021, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.