Projekti i Bashës për të ndryshuar Kushtetutën, Rama nis nga puna

I pari që ka kërkuar ndryshimin e Kushtetutës së vitit 2008, ka qenë kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili e hodhi këtë projekt në Kuvendin Kombëtarë të partisë.

Por që atëherë as Basha dhe as stafi i tij, nuk janë deklaruar për mënyrën se si do të arrihet kjo gjë.

Në funksion të kësaj duket se Edi Rama, po i paraprin projektit, i cili nuk mund të realizohet pa një marrëveshje. Për këtë arsye, këtë të hënë është mbledhur kryesia e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku është diskutuar pikërisht për ndryshimet Kushtetuese, por edhe për vettngun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. 

Për të miratuar ndryshimet kushtetuese do të duhen 94 vota, të cilat PS nuk i ka, gjë që bën të domosdoshme mbështetjen nga demokratët. Deri më tani, nuk ka një reagim nga ana e tyre nëse do të futen apo jo në negociata edhe pse ideja është e tyre.