Lioni u reziston yjeve, por vjen Icardi nga stoli për t’i dhënë fitoren PSG-së

PSG-ja ka marrë një fitore në frymën e fundit në sfidën ndaj Lionit, ku protagonisti kryesorë u bë Mauro Icardi i ardhur nga stoli.

Ishte një ndeshje dramatike dhe me shumë ritëm nisur dhe nga rivaliteti i të dyja skuadrave.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të ish-milanistit Paqueta, i cili realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 54-t.

12 minuta më vonë, Neymar vendosi baraspeshën duke shënuar nga pika e 11-metërshit.

Për golin e fitores, duhet të futej në lojë Mauro Icardi, i cili në minutën e fundit të ndeshjes, u shkëput bukur nga mbrojtësit duke finalizuar saktë një krosim të Mbape.