Boris Johnson niset për vizitë 4 ditore në SHBA

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do të niset sot për një vizitë katër ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai atje do të takohet me udhëheqësit botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 21 shtator.

Kryeministri britanez pritet që aty të bëjë thirrje për veprime urgjente për të parandaluar ndryshimet klimatike para samitit COP26 që do të mbahet në muajin nëntor, në Skoci.

Ai gjithashtu do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që kur Joe Biden mori postin e presidentit të SHBA-së.