'Foltorja ...', ish-kryeministri Sali Berisha takim të martën në Fier

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka nisur aksionin për reformimin e së djathtës.

Nisma e ish-kryeministrit Berisha, e quajtur “Foltorja”, ka për synim një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur.

Në kuadër të kësaj lëvizjeje, është njoftuar se ditën e martë (21 shtator) në orën 18:00, Berisha do të zhvillojë takimin e tij në Fier, pranë ish-Universitetit “Ufo”.