Formacione zyrtare/ Kukësi –Kastrioti , Krutanët tentojnë pikët e para në kampionat

Në orën 17:45 nis sfida mes Kukësit dhe Kastriotit , ndeshja e cila luhet në “Elbasan Arena” do të përmbyllë javën e dytë të Kategorisë Superiore.

Verilindorët vijnë në këtë duel pas triumfit 1-3 ndaj Egnatias në javën e parë. Ndërkohë Kastrioti u mposht në Kamzë ndaj Dinamos. Krutanët e Ndreut do të tentojnë të marrin pikët e para në kampionat. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafa, Lulaj, Hila, Peposhi, Ndreca, Gj.Taipi, Sh.Taipi, De Lukas, Basha, Gashi, Daci. Trajner: D.Longo

KASTRIOTI: Sali, Reci, Neziri, Grgiç, Çela, Prodani, Onanuga, Basha, Karakaçi, Greca, Mudrazija.  Trajner: R.Ndreu