Dy të vdekur në pak minuta në Tiranë, bien nga lartësia

Dy persona kanë humbur jetën në Tiranë si pasojë e rënjes nga lartësia.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

•Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:00, në rrugën “Mustafa Maçi”,  dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi L. K., 65 vjeç.  Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas kurohej nga depresioni.

•Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:10, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi V. K., 77 vjeç.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.