Moggi: Juventus - Milan? Në pamje të parë shohim një skuadër të dorës së dytë dhe një të madhe

Kur na ndajnë edhe pak orë nga fillimi i superndeshjes mes Juventusit dhe Milanit, e cila është e vlefshme për javën e katërt të Serisë A, ish-drejtori i bardhezinjëve, Luciano Moggi ka dhënë një prononcim për gazetën “Libero”, ku e cilësoi si një ndeshje mes një skuadre të dorës së dytë dhe të madhe:

 

 “Në pamje të parë shohim një skuadër të dorës së dytë (Juventusi) dhe një të madhe (Milani), edhe pse të dyja janë të njëjta. Juventusi sheh gabimet e përsëritura të portierit Shezni me Udinezen dhe Napolin dhe duhet të bëjë mirë me rikthimin e Alegrit.

 

Fitorja e thjeshtë në Champions ndaj Malmos mund t’i ketë dhënë edhe më shumë moral dhe dita e shumtë midis kupës dhe kampionatit ka bërë që lodhja të asimilohet. E kundërta është për Milanin të cilët kanë shpenzuar shumë energji ndaj Liverpulit të mërkurën në Champions dhe do të vijnë në këtë takim me gjysmën e energjisë. Barazimi do të ishte rezultati më i mundshëm.”, përfundoi Moxhi.