Manchester United do të largojë 7 lojtarë në merkaton e dimrit, ja emrat...

Atmosferë jo fort e këndshme tek “Djajtë e Kuq”. Në fushë, gjërat po shkojnë mjaft mirë, me tre fitore dhe një barazim në katër javët e para të Premier League, në pritje të ndeshjes së fundjavës kundër West Ham në orën 15:00. Kthimi i Cristiano Ronaldos gjithashtu solli shumë gëzim për tifozët, edhe pse humbja ndaj Young Boys në Ligën e Kampionëve i mërziti pak. Por gjithçka nuk është rozë, pasi tensionet ekzistojnë, kryesisht jashtë fushës, si në përplasjet në media midis Solskjaer dhe Rio Ferdinand, ose kriza midis tifozëve dhe drejtuesve.

Edhe pse në aspektin sportiv gjërat po shkojnë mjaft mirë, Djajtë e Kuq kwrkojnw tw bwjnw spastrime. Mbi të gjitha, për të liruar fonde dhe për të qenë në gjendje të transferojnë lojtarë cilësor në muajt e ardhshëm. Shtatë lojtarë duhet të shiten sa më shpejt që në merkaton dimërore, sipas The Sun .

Lojtar shumë të aftë, për më tepër, pasi Jesse Lingard, fantastik me West Ham në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, është në listën e transferimeve. Kjo vlen edhe për lojtarët si Donny van de Beek ose Anthony Martial, të cilët nuk kanë më nevojë të prezantohen. Phil Jones, Eric Bailly, Diogo Dalot dhe Alex Telles plotësojnë këtë listë e cila do t’i mbush arkën Manchesterit.

Diskutimet me lojtarët dhe agjentët  e tyre do të zhvillohen në javët e ardhshme. Lojtarët e tjerë, emrat e të cilëve nuk përmenden, do të huazohen sipas medias në fjalë.