", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/September/19/auto_Screenshot_81632037877.jpg", "width": 900, "height": 602 } }

VIDEO/ ‘Je çmendur’, Joao Felix merr dy kartona të verdhë në vetëm 10 sekonda

Futbollisti i Atletico Madrid Joao Felix mori dy kartona të verdhë në ndeshjen kundër Athletico Bilbao në vetëm 10 sekonda.

Ylli i Atletico dhe ekipit kombëtar të Portugalisë mori një karton të verdhë për bërryl në minutën e 78 -të. Por Felix nuk u pajtua me vendimin e gjyqtarit, dhe shkoi të protestonte tek ky i fundit.

Pasi mori një karton të verdhë, Felix i tha gjyqtarit Jesus Manzan Gil në fytyrë se ishte i çmendur, duke bërë që gjyqtari ta ndëshkonte për herë të dytë dhe ta nxirrte jashtë nga fusha.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 0: 0, kështu që të dyja skuadrat mbetën të pamposhtura pas pesë dueleve. Atletico ka tre fitore dhe dy barazimeve, ndërsa Athletic ka dy fitore dhe tre barazimeve.

Kujtojmë që, ky është kartoni i parë i kuq për Joao Felix në karrierën e tij për klube.