Aktivistja shqiptare uron Grenell, ai ia kthen shqip

Aktivistja e njohur, Evi Kokalari ka uruar ambasadorin Richard Grenell për ditëlindjen.

Kokalari e ka uruar në shqip dhe ai ia ka kthyer në shqip duke i thënë: faleminderit.

Grenell është një nga figurat kryesore të republikanëve amerikanë, shumë i afërt me ish-presidentin Donald Trump.

Para disa kohësh ai sulmoi miliarderin Soros duke thënë se ka shumë ndikim në Departamentin e Shtetit.

Sipas tij, ai po e përdor këtë ndikim për të goditur figurat e të djathtës në botë.