Tjetër aksident/ Makina del nga rruga në aksin Fier-Levan, plagosen dy persona

Një aksident me 2 të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Levan.

Një makinë tip “Land Rover”, me drejtues shtetasin G. A dhe për pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta pasagjerët në makinë, L. Ll., 27 vjeç dhe M. Gj., 29 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Ja njoftimi:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:55, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës" ka dalë nga rruga mjeti tip "Land Rover", me drejtues shtetasin G. A dhe për pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetasit L. Ll., 27 vjeç dhe M. Gj., 29 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.