FOTO/ Moti i të dielës, me reshje shiu dhe shtrëngata

Të ndodhur në stinën e vjeshtës ajo që tashmë pritet është moti i paqëndrueshëm dhe reshjet e shiut.

Në këtë mënyrë për të dielën parashikohet mot me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell

Moti parashikohet përsëri i paqëndrueshëm por me një përmirësim të lehtë.

Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura por do të ketë edhe alternime kthjellimesh të herëpashershme.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave apo rrebesheve lokale dhe afatshkurtër.