Inzaghi: E kisha shumë frikë këtë ndeshje, ajo që ndodhi me Realin...

Simone Inzaghi nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për fitoren e thellë 6-1 të marrë nga Inter-i i tij kundër Bologna-s në kampionat:

“E kisha shumë frikë këtë ndeshje pas befasisë ndaj Real Madrid. Kishte shqetësim, por lojtarët kanë luajtur në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë trajneri zikaltër për DAZN.

“Dumfries? Ka bërë një ndeshje të madhe, është stërvitur mirë dhe është bërë pjesë e ekipit më shpejt nga sa parashikohej. Ka cilësi dhe dëshirë për të mësuar, edhe me gjuhën”.